Mijëra punonjës po humbasin vendet e punës pas refuzimit për të injektuar vaksinën anticovid. Por autoritetet amerikane nuk po tërhiqen nga vendimi duke  shkelur të drejtat e qytetarëve. Së fundmi, që nga e mërkura 1887 punonjës të shtetit të Uashington janë pezulluar nga vendi i punës pas hyrjes në fuqi të urdhrit për vaksinimin e detyrueshëm për Covid-19 nga guvernatori Jay Inslee.

 

Shifra e punonjësve të larguar nga puna gjatë 48 orëve përllogaritet të kap shifrën e rreth 3% nga 63,000 që duhet të vaksionheshin plotësisht në shtetin e Uashingtonit.

 

Duke filluar nga 15 nëntori, në Uashington çdo ngjarje e rëndësishme do të kërkojë që të gjithë pjesëmarrësit të jenë të vaksinuar plotësisht ose të paraqesin testin negativ për koronavirusin.

 

Vaksinimi i detyrueshëm është kritikuar nga udhëheqës politikë konservatorë, siç është guvernatori republikan Sens Jeff Ëilson dhe Doug Ericksen. Ericksen e quajti urdhrin e drejtuesit Islee një “dështim të udhëheqjes në këtë shtet” dhe Ëilson i kritikoi këto vendime “diktatoriale”.

 

Ndërkohë, e njëjta situatë paraqitet edhe në New Jersey të SHBA-së. 120 punonjës shëndetësorë u hoqën nga puna këtë javë pasi refuzuan vaksinës e Covid-19.

 

Virtua Health, një sistem shëndetësor që operon në pesë spitale në South Jersey, nuk është i vetmi spital që përballet me pezullime të tilla. Anëtarët e stafit shëndetësorë kanë parashtruar gjithë faktet mjekësore se pse refuzojnë injektimin e një vaksine të tillë “eksperimentale” dhe pse se e drejta e zgjedhjes së lirë është duke iu shkelur.

 

Në fillim të kësaj jave edhe rrjeti spitalor Barnabas Health njoftoi se kishte ndërprerë 118 punëtorë për refuzimin e respektimit të politikës së saj. Shkarkimet dhe largimet vazhdojnë në të gjithë shtetin ndërsa afrohen më shumë afate për vaksinat e rrjetit shëndetësor.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *