E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Refuzojnë shumën e majme, çifti i njohur: Fëmija jonë nuk do përdoret për qëllime fitimi

Çifti i njohur i aktorëve Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen shumë shpejt prindër. Që pas këtij lajmi, kurioziteti i fansave dhe lajmet në portale janë shtuar aq shumë sa çdo veprim i çiftit komentohet nga të gjithë.

 

Megjithatë, nuk janë shtuar vetëm thashethemet për ta, por edhe ofertat. Mjaft revista prestigjoze në Turqi i kanë kërkuar çiftit ekskluzivitetin e fotove të fëmijës kur ai të lindë.

 

Reklamë

Së fundmi, një kompani veshjesh për fëmijë ka ofruar plot 4 milion lira turke që imazhi i markës së tyre të jetë bebi që do të vijë së shpejti në jetë. Edhe kësaj oferte, Burak dhe Fahriye i kanë thënë jo.

 

“Fëmija jonë nuk do të përdoret për qëllime fitimi apo reklamimi” – janë shprehur ata.

 

Aktorja e njohur e “Trumcaku” pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në muajin prill.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë