Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish homologun e tij në Kosovë, Albin Kurti, në takimin e procesit të Berlinit që do të mbahet në Kosovë.

 

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama komentoi sërish lidhur me raportin e tij me kreun e qeverisë së Kosovës, pas refuzimit të këtij të fundit për t’a takuar një ditë më parë.

 

Rama shton se nuk ka asnjë problem personal me Kurtin, por thjesht qasje të ndryshme për tema të caktuara.

 

“Unë nuk shkova në Prishtine për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli doli në takim. Shkova në Prishtinë si këtu, e pastaj në Beograd. Në mënyrën më absolute skam asnjë problem personal e aq më pak problem me krye Kosovës. Kam qëndrime të kundërta me një situatë të caktuar. Kaq. Natyrisht këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Albini e përjeton si një situatë që do ta trajtojë pa u takuar dhe biseduar. S’jam për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, nacional historike. Pavarësisht se cili është qëndrimi i BE, vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, kryeministri i Kosovë s’do jetë i ftuar, dëshiroj të jemi të 6 aty bashkë, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo s’duan ta ftojnë në vende të tjera. Në tiranë ai është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.

 

Rama ka vijuar turin e tij në Ballkan, ndërsa është pritur në një takim nga homologu, Dritan Abazoviç. Ky i fundit vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa komentoi dhe lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës. Abazoviç theksoi se tensionet e shtuara mund të ishin evituar nga të dyja palët edhe pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *