Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të çuar përpara projektin për gazsjellësin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka pyetur kryeministrin Kurti nëse gjatë qëndrimit në Greqi ka takuar ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus. Haradinaj ka shkruar se refuzimi i gazsjellësit amerikan është kundër interesave të Kosovës.

“Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!? Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *