Subscribe

Në konferencën e parë kombëtare antikorrupsion, kryeministri Rama shtroi pyetjen se kujt ia priste mendja deri dje se në rrjetën e drejtësisë do të binin figura të larta.

 

Gjatë fjalës së tij Rama shpjegoi se qeveria u fokusua në reformimin e dy drejtimeve, atë të drejtësisë por edhe reformimin e sitetim të shërbimeve.

 

“Pavarësisht se brenda sistemit kishte si kudo njerëz të zotë e të ndershëm, tërësia e sistemit e bënte të pamundur të promovoheshin, por edhe për njerëzit e thjeshtë të garantoheshin nga sistemin i drejtësisë.

Ne u fokusuam në të dyja drejtimet, reformimi i drejtësisë dhe ai i shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë.

Do doja të thosha vetëm diçka që biem dakord të gjithë pavarësisht bindjeve apo rezervave që mund të kemi, madje pavarësisht simpative që mund të kemi në aspektin politik.

Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga fillimi i reformës në drejtësi ku askush më nuk do ndihej i paprekshëm, që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin në hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika, dhe e fokusuar tek misioni i saj për drejtësi”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *