“Reformë e re për pensionet”, Rama: Kush e ka qeverisur Shqipërinë e trajtoi pensionin si lëmoshë! Sudja, Xhaferri dhe Saliu s’do jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë

Në një konferencë me gazetarët në ambientet e kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se po punojnë për një reformë të re pensionesh. Duke akuzuar qeverisë e mëparshme (atë të Berishës), Rama tha se pensioni u trajtua si lëmoshë duke sjellë shkatërrimin e gjithë sistemit demokratik të pensioneve.
Ai theksoi se reforma që po konceptohet do të zbusë padrejtësinë që ëhstë bërë me pensionet, ndërsa bonusin e cilëspi si një mëyrë për të kompensuar pensionet.
Rama: Jemi në një proces pune me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë për një reformë të re pensionesh. Mjek me 40 vjet punë, i dalë në pension para 2014, 40 vjet punë, i dalë në pension pas 2014, i pari një pension afër të ulëtit, i dyti, një pension afër 600 euro, pension. Kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë, e shkatërroi me themel të gjithë sistemin demokratik të pensioneve. Shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë, duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore, me një pension tavan 24 mijë lekë.
Sot i kërkohet qeverisë pse ka një disbalancë midis pensioneve të të njëjtës kategori për të njëjtat vite pune. Përgjigjja është shumë e thjeshtë, nëse qeveria do t’i trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat ajo që ka bërë Sudja, Xhaferi dhe Saliu nuk do jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Nga ana tjetër dy gjëra ka, e para ata që vuajnë atë shëmti politike në kurrizin e tyre dhe që shikojnë kolegë të tyre se vetëm pse kanë dalë në pension pas 2014-ës e kanë pensionin më të lartë për të njëjtat vite pune, duhet mos t’ia falin kurrë shkaktarëve.
Dhe nëse duan adresën e shkaktarëve jam i gatshëm t’ua jap, por besoj që e dinë. Reforma që ne po bëjmë, që po konceptojmë do të duhet të zbusë këtë padrejtësi historike. Ajo që është bërë me pensionistët është shumë e ngjashme me atë që është bërë me piramidat, por me efekt në kohë dhe në formën e stresit mbi të gjithë ata që janë viktimë e asaj. Prandaj bonuset janë një mundësi që pa prishur skemën dhe pa i hyrë në hak fëmijëve e pa i hapur të gjithë shqiptarëve një gropë të padukshme si ajo e Sudes të mund t’i kompensojmë pensionistët./vizionplus.tv



