E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Reforma zgjedhore/ OSBE: Komisioni të përmirësojë legjislacionin

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

 

Në një postim në “Facebook”, OSBE nxit komisionin që të përmirësojë legjislacionin sipas  rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it ndërsa shprehet e gatshme për të dhënë ndihmë teknike për rishikimin e sistemit zgjedhor.

 

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre. Ne nxitim Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.”

Më shumë video

Reklamë