E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma Zgjedhore/ Oliver Varhelyi: Palët politike në Shqipëri të arrijnë një marrëveshje

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi inkurajon palët politike që të arrijnë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në “Twitter”, Varhelyi e konsideroi thelbësore arritjen e një konsensusi mes palëve politike.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbet ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”, shkruan ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë