Subscribe

Edhe për këtë sesion parlamentar komisioni për reformën zgjedhore nuk prodhoi asnjë vendimmarrje. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të vendosin në shtator për fatin e një prej reformave më të rëndësishme, atë zgjedhore.

Në mbyllje të punimeve të kuvendit dhe me nisjen e pushimeve për deputetët, PS dhe PD u morën vesh që deri në 23 shtator, kur i përfundon afati komisionit të posaçëm për “zgjedhoren” të mos ketë një vendimmarrje për shtyrjen e tij me gjashtë muaj të tjerë.

 

GAZMENT BARDHI

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

Afati i komisionit përfundon në 23 shtator, deri atëherë ne marrim kohën sesi për të çuar përpara reformën zgjedhore.

 

DAMIAN GJIKNURI

BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT PER REFORMEN ZGJEDHORE

Komisioni do të quhet funksional deri në shtator dhe më pas në fillim të shtatorit le të shtyjë mandatin.

 

Gjasa është që “zgjedhorja” do të ndezë debatin politik që në nisje të sesionit parlamentar jo vetëm mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës, por edhe brenda grupit parlamentar të demokratëve, për aq kohë sa bashkëkryetar në komision është Enkelejd Alibeaj, mbështetës i Lulzim Bashës.

 

Kryetari i ri i deputetëve të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi krijimin e një komisionin të ri për reformën zgjedhore, gjë që u refuzua nga bashkëkryetari tjetër, socialisti Damian Gjiknuri.

 

GAZMENT BARDHI

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

Që në shtator në nisje të sesionit të ri parlamentar ne të gjejmë një mënyrë sesi do ta çojmë përpara reformën zgjedhore, nodhsta duke rikonceptuar punën brenda komisionit.

 

DAMIAN GJIKNURI

BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT PER REFORMEN ZGJEDHORE

Komisioni nuk mund të rri peng i mosmarrëveshje që janë brenda opozitës. A ka nevojë që ju pasi të konsolidoni veten tuaj, të ndryshoni njerëzit, nuk e pengon asgjë.Ne nuk duam ta ndërpresim komisionin pasi do të kthehemi te pika zero. Harroni një gjë që për thelbin dhe objektinin e komisionit kemi dakordësuar, madje edhe me faktorin ndërkombëtar.

 

 

Prej shkurtit të një viti më parë, kur komisioni i reformës zgjedhore nisi punën ai nuk solli asnjë produkt real.

 

Përveç objektit të punës, reflektimi i rekomandimeve të OSBE-ODHIR, “zgjedhorja” do të duhet të nisë diskutimet për dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, që sugjerojnë hapjen e listave për kandidatët për deputetë dhe votën e emigrantëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *