Pas tryezës së përfaqësuesve të partive politike për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se prioritet është ndarja e politikës nga krimi dhe parandalimi i votuesve fiktivë.

Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore i bëri thirrje opozitës që për çështjet specifike të sjellë propozimet e saj.

Ndër të tjera, Gjiknuri theksoi se brenda 15 marsit duhet të përfundojë e gjithë puna.

“U diskutuan kuotat gjinore, parandalimi i krimeve zgjedhore; pra të gjitha çështje dhe disa shqetësime të ngritura nga opozita, por që ne ia kemi bërë të qartë opozitës që për çështje specifike le të vijnë me propozimet e tyre dhe ne do t’i shqyrtojmë. Këtu kemi një dakordësi. Në 15 mars kjo punë të fillojë, është bërë një punë e mirë me draftet teknike. Sot ishte për të dakordësuar axhendën e punës dhe afatet. Opozita mori përsipër që për një pjesë të temave të sjell propozimet e saj. Është afat ambicioz që nëse ka vullnet mund t’ia dalim”, deklaroi Damian Gjiknuri.

Grupi për Reformën Zgjedhore ka përfshirë 12 çështje kyçe në kalendarin e punës, por këtë të hënë si prioritet është shtuar edhe një tjetër çështje nga opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *