Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka përshëndetur rikthimin e normalitetit në Kuvend, duke theksuar me ironi se më në fund opozita po lexon sondazhet.
Ndërsa i është përgjigjur Bashës dhe Alibeajt për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se komisioni i parë nuk do të ketë produkt përfundimtar, pasi opozita nuk ka funksionuar si komision bipartizan, por thjeshtë ka ardhur me një draft të vetii me kushte.
“E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet dhe përfundimin e kësaj marrëzie që bënë 4 muajt e fundit. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhet. Pavarësisht nga shkaqet apo arsyeja që i bënë të kthehen në normalitet, mbetet për tu normalizuar në një vend që shumë shpejt të bëhet anëtar i i BE. Sa i përket dy thirrjeve, i pari i Bashës dhe i dyti i Alibeajt, dua të them se vërtetë sot mbaron afati i një komisioni zgjedhor, dhe për fat të keq po presim produktin përfundimtar të këtij komisioni, por duket nga deklarimet e Alibeajt që nuk do ketë produkt përfundimtar. Alibeaj edhe vetë tha sot që produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar ne në parlament, por çfarë komisioni bipartizan do të ishte kur opozita vjen me draft në parlament dhe thotë këto janë kushtet tona. Por ne po presim të shohim draftin, pasi aty mund të ketë edhe rekomandime të OSBE/ODHIR. Në lidhje em faktin nëse PS i do apo si do listat e hapura, në Kushtetutë e kemi që po listat janë të hapura, ne kemi bërë gati dokumentin se si duhet të votojnë emigrantët”, tha Çuçi.
/Vizionplus.tv/