Ekspertë dhe përfaqësuses të të gjitha forcave opozitare jashtëparlamentare janë mbledhur këtë të enjte në selinë e PD ku kanë diskutuar për reformën zgjedhore.

 

Sekiretari i përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi njëherësh drejtues i grupit të punës, deklaroi se opozita është mëse e angazhuar për reformën dhe se do të vijojë punën. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se ka përjashtuar nga tryeza e diskutimit opozitën.

 

“Opozita ka qenë e angazhuar për të bashkuar edhe me palën tjetër me Kuvendin monist, që vijon punën. Produkti i sotëm është dakordësuar me konsensus të plotë të të gjitha partive. Sot u diskutua për financimin e fushatave dhe partive politike si edhe çështje të mekanizmit zgjedhor. I kemi propozuar një mekanizëm për t’u angazhuar bashkarisht. Reforma zgjodhore është kusht për hapjen e negociatave. Kemi propozuar një mekanizëm për të bashkëpunuar me palën tjetër. Bundestagu nuk kërkon vetëm miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por një reformë zgjedhore me konsensusin e partive. Është detyrë e qeverisë që të bënte pjesë të këtij procesi opozitën. Opozita është në rolin e vet, në mbrojtje të interesit të qytetarëve, për të përmbushur këtë kusht të Bundestagut gjerman”

 

Ndërsa ish-deputetja e LSI, Silva Caka deklaroi se drafti I opozitës për reformën zgjedhore do u ofrojë qytetarëve një produkt konstruktiv e serioz.

 

“E vetmja masë që merr Edi Rama është një deklaratë e tij personale dhe e dimë shumë mirë që Edi Rama nuk e mban fjalën e tij dhe kjo do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë. Kjo është një deklaratë, e cila thjesht presupozon të heqësh dorë nga shit-blerja e votës nuk përbën asnjë llojë serioziteti përsa i përket përmbushjes së këtij rekomandimi. Kështu që opozita e bashkuar është tepër e angazhuar ashtu siç e përmendi dhe kolegu Bardhi për të pasur një produkt jo vetëm konstruktiv, jo vetëm serioz, do t’i shërbejë kauze dhe ky është realisht është një mision historik, por mbi të gjitha do të jetë edhe i shpejtë. Kështu që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’iu falënderoj për vëmendjen dhe t’i uroj shumë suksese këtij grupi, i cili është i përfaqësuar si në nivel politik ashtu edhe në nivel ekspertësh dhe teknik”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *