Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Mbledhja drejtohet nga dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri.

 

Alibeaj tha se të gjitha organizmat ndërkombëtare do të jenë të ftuara të marrin pjesë me ekspertizën e tyre në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

 

“Kam kërkuar që përveçse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do tia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, përfaqëues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqëuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Edhe organizata vendase me traditë në ndjekjen e procedurave zgjedhore që kanë përvojë, janë të ftuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të reformës zgjedhore”, u shpreh Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *