Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi...

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po financojnë luftën

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës...

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja e Shqipërisë...

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH do ndërhyjë...

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u...

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë në aksin...

Reforma në drejtësi/ Artur Metani takon ambasadoren e BE në Tiranë

4 Tetor 18:46

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren e BE në vendin tonë.

 

Në një njoftim për media, zyra e shtypit të ILD ka dhënë më shumë detaje nga takimi I tyre, kun ë fokus të diskutimit ka qenë reforma në drejësi.

 

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë,  Artur Metani priti në një takim pune ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Christiane Hohmann.

 

Duke e uruar për detyrën në vendin tonë, Metani vlerësoi ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian për Zyrën e ILD-së, si asistencën teknike përmes misionit EURALIUS V, për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ashtu edhe rritjen e kapaciteteve përmes CEPEJ, programit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Metani i bëri një prezantim të punës e rezultateve të zyrës së ILD-së në këto 2 vite e gjysmë, duke nënvizuar se në punën e saj për verifikimin e shkeljeve disiplinore të magjistratëve, ILD-ja udhëhiqet nga parimi i ruajtjes së balancës mes interesit publik për administrimin e drejtësisë nga njëra anë dhe pavarësisë së magjistratëve nga ana tjetër.

 

Ambasadorja Hohmann vlerësoi rezultatet e arritura nga ILD në dy vite dhe theksoi se Bashkimi Europian do vazhdojë të mbështesë institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani dhe ambasadorja e BE-së, Hohmann bashkëndanë mendimin se fuqia transformuese e reformës në drejtësi do ndikojë edhe tek mentaliteti shoqëror dhe se procesi i negocimit për anëtarësim nuk do jetë thjesht një proces monitorimi, por bashkëpunimi për zhvillimin, konsolidimin dhe afrimin e Shqipërisë tek vlerat e standardet europiane”, thuhet në njoftim.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
ambasadorja e BE artur metani ILD Reforma në drejtësi

Nga e njëjta kategori

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrën, shoferi bie nga lartësia, humb jetën

më shumë...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi Arbër Gashi: Qeveria e opozita të bashkëpunojnë

më shumë...

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit mbarëkombëtar bukuritë e natyrës dhe trashëgimia

më shumë...

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në Gjykatën Administrative

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

3:15

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi...

3:06

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe...

2:33

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar...

2:19

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit...

2:07

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po...

1:42

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati...

1:28

“Zorba” në Teatrin e Korçës, publiku shijon...

1:06

Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids,...

1:02

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja...

12:58

Nxënësit e huaj mësojnë shqip, fëmijë nga...

12:54

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në...

12:21

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH...

12:15

Rriten çmimet e apartamenteve në Elbasan, 1300...

11:50

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes jo vetëm...

11:42

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama:...

11:30

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë...

10:50

Erdhi nga Norvegjia në Patos për të...

10:40

Kreu i ILD-së, vizitë zyrtare në SHBA/...

10:21

“Çerdhe” prostitucioni në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • “Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.