Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin e Majamit,...

“Reforma e taksës mbi pronën drejt finalizimit”, ministri Malaj: Ligji i ri gati për miratim

3 Dhjetor 12:50

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se Ministria e Financave, në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze të Zhvillimit, po finalizon projektin “Pro Tax Albania”, një nismë e rëndësishme që lidhet me reformën e taksës mbi pronën dhe përputhjen e saj me standardet e Bashkimit Europian.

Sipas ministrit, qëllimi kryesor i reformës është garantimi i një skeme të drejtë të taksimit të pronës në Shqipëri, si dhe forcimi i rolit të bashkive në mbledhjen e një prej taksave më të rëndësishme në nivel vendor. Ai theksoi se sistemi i ri i unifikuar, funksional dhe në linjë me kërkesat europiane është plotësisht i realizueshëm.

Malaj nënvizoi se procesi ka nisur në bashkëpunim me FMN-në, duke identifikuar problematikat e taksës aktuale të pronës, për t’u pasuar më pas me zbatimin e projektit “Pro Tax”, i cili synon vendosjen e një taksimi të drejtë, efektiv dhe transparent, të bazuar në vlerën reale të tregut. Pas një procesi të gjatë 7-vjeçar, tashmë është përfunduar hartimi i ligjit të ri të taksës së pasurisë, i cili së shpejti do t’i kalojë Këshillit të Ministrave për miratim.

Ministri bëri të ditur se në vitin 2027 do të zhvillohet procesi kombëtar i rivlerësimit të pronave, ndërsa periudha 2026–2027 do të shërbejë si fazë tranzitore deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri në vitin 2028. Ai shtoi se në vitin 2030 do të nisë edhe zbatimi i taksës mbi tokën ose truallin, çka do të përmbyllë plotësisht reformën e taksës së pasurisë në vend.

Ministri i Financave Petrit Malaj: Sot ne si ministri e Fiancave në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze të Zhvillimit përmbyllim projektin “Pro Tax Albania” që ka të bëjë me reformën e takës mbi pronën. Ky projekt është në linjë me reformat që qeveria po ndërmerr edhe në kuadër të integrimit të vendit në BE. Qëllimi ynë është garantojmë një taksim të drejtë të pronës në Shqipëri si dhe të forcojmë rolin e bashkive për mbledhjen e një prej taksave më të rëndësishme jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Zbatimi i një sistemi funksional, të unifikuar dhe sipas standardeve të BE është tërësisht i realizueshëm.

E kemi nisur këtë rrugëtim me FMN dhe kemi identifikuar problematikat që karakterizonin taksën mbi pronën. Më pas nisëm zbatimin e projektit “Pro Tax” për të garantuar reformën e taksës së pronës bazuar në vlerën e tregut, për ta bërë më të drejtë, efektive dhe transparente, por edhe për ta kthyer në burimin kryesor të të ardhurave për bashkitë. U deshën 7 vite, procesi ishte kompleks, për të arritur në këtë stad ku jemi. Tashmë kemi përfunduar hartimin e ligjit të taksës së pasurisë dhe shumë shpejt do t’i kalohet Këshillit  të Ministrave për miratim. Në vitin 2027 do të kryejmë procesin kombëtar të vlerësimit të pronave. Viti 2026-2027 do të shërbejnë si periduhë tranzitore deri në aplikimin e ri të ligjit i cili hyn në fuqi në vitin 2028. Në vitin 2030 do të nisë zbatimi i taksës mbi tokën apo truallin dhe kjo do të jetë edhe finalizimi i reformës në taksën e pasurisë.

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi
Tagged:
MAlaj takse

Nga e njëjta kategori

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët u afrohen banesave, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

më shumë...

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt çerekfinales

më shumë...

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697 raste pronësie, përgatitetn projektet për restaurim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

9:08

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin...

8:56

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.