E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Referencat për njësitë akomoduese, operatorët turistikë: Nisma nuk e lufton informalitetin

Në mbledhjen e fundit, qeveria përcaktoi referencat që do të aplikohen për strukturat akomoduese, duke filluar nga ky sezon turistik. Sipas vendimit, niveli minimal i shfrytëzimit të njësive akomoduese është 65% gjatë pranverë-verës dhe 30% gjatë muajve të tjerë të vitit.

Por grupet e interesit e kundërshtojnë caktimin e referencës, duke shpjeguar se informaliteti i industrisë nuk luftohet kështu.

Reklamë

“Nuk besoj se do të zgjidhë gjë sepse bëhet fjalë për 1.5 ose 1.6 % të kapaciteteve akomoduese që janë hotele. Duhet të kuptojmë që janë 2 mijë hotele me 30 shtretër mesatarisht në Shqipëri. 80% e bizneseve janë biznese të vegjël që kanë menaxhim familjar, që mund të pranojë edhe të ardhura minimale sepse janë të vetëpunësuar dhe jo të gjithë kanë mundësi të futen në këtë skemë. Jo të gjithë munden që në 5 muaj ta kenë 65% të kapacitet të zënë. Nuk bëhet fjalë për muajt korrik-gusht, por edhe për muajt e tjerë”, tha Zak Topuzi, nga shoqata e operatorëve turistikë.

Për të formalizuar çdo strukturë akomoduese dhe për të vjelë më pas detyrimin tatimor prej tyre, sipërmarrësit e turizmit sugjerojnë gjurmueshmërinë e çdo veprim që kryhet online.

“Ka zgjidhje të tjera sepse ti ke vendosur një system self care që kontrollon në moment prodhimin e faturave, ke një detyrim ligjor nga BE që nga viti 2019 që detyron motorët e shitjes të informojnë bashkitë apo zyrat e tatimeve për të gjithë xhiron e apartamenteve apo vilave që kalojnë nga këto platforma, është më e thjesht për ta kapur problemin në këtë formë sesa të vendosësh kufizime apo të kthehesh mbrapa 20 vite. Sot nuk ka më çmime fikse të hoteleve, nuk ka më paketa të njëjta. Mund të ndodhë brenda ditës të ndryshosh 3 herë apo 5 herë çmimin. Në një ditë mund ta përgjysmosh çmimin. Nuk është në fazën që vendoset një çmim stabël dhe i qëndrohet atij. Kontrolli të bëhet përmes operacioneve online”, tha Topuzi.

Vendosjen e referencës në industrinë e turizmit e paralajmëroi kryeministri Edi Rama në tetor të vitit 2023, duke ngritur shqetësimin se shpesh, hotelet dhe apartamentet nëndeklaronin numrin e dhomave të rezervuara dhe çmimet e tyre e për pasojë, paguanin më pak detyrim tatimor./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë