Subscribe

Inspektorët që “trokasin” në dyert e bizneseve janë parë gjithmonë me shqetësim për shkak të abuzimit të tyre.

 

Me qëllim që ata të mos identifikohen më si “gjobaxhinj”, por të bëjnë një punë të pandikuar dhe edukuese, numri i inspektorëve në terren do të ulet.

 

SHKËLQIM HAJDARI

INSPEKTORATI QENDROR

 

“Trupat e inspektimit janë 16, por vuajnë nga mungesa e karrierës, nuk ka nevojë më shumë se 6-7 trupa inspektimi. Të organizohen në inspektorate sektorët me një kryeinspektor. Trupat e inspektimit të jenë karriere dhe askush të mos mendojë që mund të bëhet kryeinspektor pa asnjë eksperirencë. Vetëm kështu dot të bëhen profesinalisht të paanshëm, të pandikuar dhe që përmes aktivietit të tyre profesional do të ndihmojmë formalizimin e biznesit. Bizneset ndahen disa të tezes e disa të xhajës nga inspektorët. Kjo histori do të marrë fund. Po diskutojmë në qeveri disa ndryshime ligjote për ligjin e inspektimit në Republiken e Shqipërisë që synojnë uljen e numrit të trupave të inspektimit, ndërtimin e sistemeve të inspektimit me paga, laboratorë dhe ambientë më të mira dhe ndërtimi i një ndërtese moderne ku të gjitha trupat e inspektimit bashkohen aty.”

 

Përfaqësues të biznesit thonë se gjithmonë inspektorët janë përdorur nga politika për të vendosur gjoba. Por nëse flasim për një ekonomi formale, sipas tyre, kjo gjë duhet të ndryshojë.

 

 

NIKOLIN JAKA

DHOMA E TREGTISE DHE INDUSTRISE TIRANE

 

“Nëse është për tu bërë, bëhët tani sepse sa ka nisur mandati i tretë dhe ne raste fushatash nuk merret njeri me heqjen e taksidarëve. Kemk kërkuar vetem formalizim të ekonomisë, le të na vijnë në kompani, le të jenë edhe 200 mijë, por duhet të jenë inspektime cilësore dhe profesionale. Burokracitë janë të nevojshme derisa nuk kthehen në arbitrazh dhe gjobevënie.”

 

Brenda një viti kryhen180 mijë inspektime nëpër biznese, por përfaqësues të qeverisë thonë se janë gati për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore që ky numër të ulet dhe puna e inspektorëve të jetë profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *