Atëherë kur i duhej me patjetër të fitonte, Reali ia doli. Madrilenët mundën në Itali Atalantën një nga ekipet më në formë në Serie A dhe në kontinent dhe përmes këtij suksesi gjetën edhe pak qetësi në klasifikimin e përgjithshëm të Champions pas javës së gjashtë të fazës së ligës.
Ndeshje dëfryese në Berghamo mbyllur 3 me 2 për spanjollët, mirëpo Atalanta e Gasperinit dhe e Berat Gjimshitit meritojnë të gjitha duartrokitjet për lojën e bukur kundër rekordmeneve dhe yjeve të Europës.
Ishte një ndeshje tejet impenjative edhe për kapitenin kuqezi përballë emrave si Vinisues, Beingham apo Mbappe të cilët shënuan të tre në këtë sfidë.
Fillimisht francezi në minutën e 10 dhe pastaj Vinisiues dhe Belingham në nisje të pjesës së dytë.
Dee Ketelar kishte barazuar përkohësisht shifrat në fund të pjesës së parë nw 1 me 1 ndërsa Lukman ktheu në lojë italianët në mesin e pjesës së dytë. Në fund Retegi pati shansin e artë për ta nxjerrë me pikë Atalantën nga kjo ndeshje, por gaboi një rast të shkëlqyer.
Beramasket dalin nga tetëshja që kualifikohet direkt, edhe pse kanë 11 pikë, dhe janë shumë afër zonës së kreut, ndërsa Reali ngjitet në kuotën e 9 pikëve, dhe vështirësi se mund të sigurojë kualifikimin direkt edhe nëse fiton dy takimet e mbetura.
Sukses jetik për kualifikimin direkt nga ana tjetër për Bajer Leerkusen. Gjermanët i shkaktuan Interit humbjen e parë sezonale në Champions. një disfata 1 me 0 për zikaltrit e cila bën që të dyja ekipet tanimë të jenë në kuotën 13 në renditje, teksa e ndajnë vendin e dytë me disa ekipe të tjera tashmë sikurse Brest apo Aston Vila, në pritje se çfarë do të ndodhë sonte në duelin Dortmund Barcelona.
Në Gjermani Leverkusen dominoi Interin në pjesën e parë, por traversa e Natan Tela dhe rastet e Palasios dhe Virc nuk i dhanë mundësi vendasve të kalonin në avantazh.
Në pjesën e dytë loja kishte pak ngacmime në të dyja portat, por teksa u duk se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte Nordi Mukiele që zhbllokoi shifrat në frymën e fundit.
Xhaka tek vendasit ishte ndër më të mirët ndërsa Asllani luajti 25 minuta tek italianët pa lënë shenjë.
Leverkusenit dhe Interit do ti mjaftojë qoftë edhe nga një fitore në dy ndeshjet e mbetura për të kaluar më tej.
I pandalshëm Liverpul, skuadër e cila i ka fituar të gjashtë ndeshjet deri më tani dhe udhëheq bindshëm fazën e ligës së Champions.
Të kuqtë fituan 1 me 0 edhe në Spanjë kundër Xhironës, falë një penalltie të realizuar nga Salah në minutën e 63.
Sukses i lehtë dhe i rëndësishëm edhe për Bajernin e Mynihut që mundi 5 me 1 në fushë Shaktar Donjec. Olize ishte njeriu i ndeshjes me dy gola, ndërsa realizimet e tjera mbajtën emrat e Lajmer, Myler dhe Musiales, sukses që e fut Bajernin me 12 pikë për momentin në tetëshen e parë.
Francezet e Brest janë surpriza e deritanishme pasi me suksesin 1 me 0 ndaj Pv Einthoiven janë për momentin të dytët, ndërsa Aston Vila konfirmohet një realitet i kësaj faze pasi mundi Leizpig në Gjermani 3 me 2.
Më në fund pak buzëqeshje për Paris Sen Zhermen që fitoi 3 me 0 në Austri ndaj Salzburg ndërsa Bryzh bëri surprizën duke mundur në fund sportingun e Lisbonës 2 me 1. Ndeshjet u transmetuan në Tring./vizionplus.tv