Real Madrid mposhti Deportivo Alaveshin mbrëmjen e të premtes me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Ndeshja e vlefshme për javën e 35, nisi mirë për madrileneët që tentuan që në fillim të takimit për golin e avantazhit. Në minutën e 11, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj  Ferland Mendy, arbitri drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, me francezin Benzema që nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë, nisi me po të njëjtin presion nga madrilenët për të kërkuar dhe golin e sigurisë. Në minutën e 50, pas një assist perfekt të dhënë  nga Benzema, Asensio realizoi lehtësisht në portën kundërshtare. Pak më von ishte spanjolli që shërbeu për Benzeman, me  portjerin e miqve që reagoi mjaft mirë dhe ndali gjithcka. Pavarsisht përpjekve të Realit për ta thelluar dhe më shumë rezultatin, ndeshja u mbyll në shifrat 2-0.

Me këtë fitore, Madrilenët ruajnë distancën me 4 pikë ndaj rivalve të Barcelonës, kur kanë mbetur dhe 3 javë nga fundi i La Ligës spanjolle. Skudra e Zidan i duhet të fitojë të paktën dy takimet e ardhshme për të siguruar matematikisht titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *