La Liga është një kapitull tashmë i mbyllur për këtë sezon, kështu që të gjitha energjitë përqendrohen në këtë fund sezoni në Champions League.

 

Kjo është filozofia e punës së trajnerit Zidani me Real Madrid, gjë e cila dëshmohet qartazi nga vendimi i teknikut francez për të lënë gjysmën e titullarëve pushim në ndeshjen e kampionatit kundër Las Palmas, në mënyre që të jenë në formën e tyre më të mirë për superndeshjen e së martës kundër Juventusit në çerekfinalet e Champions League.

 

Kroos, Marselo, Ramos, Isco, Carvajal dhe Kristiano Ronaldo do të shohin nga shtëpia sfidën e sotme te Los Bvlankos në transferte kundër Las Palmas dhe ti ruajnë të gjitha energjisë e tyre për përballjen e parë çerekfinale në Champions në Torino, 4 ditë më vonë. Këta lojtarë luajtën edhe në sfidat miqësore të ekipeve të tyre kombëtare në këtë fund marsi, dhe Zidan nisur nga fakti që nuk ka më pretendime ne kampionat e ka luksin për ti lënë pushim.

 

Ndryshe është diskutimi për Juventusin, që është në një garë të ethshme me Napolin për titullin kampion në Itali dhe Alegri nuk e ka luksin të lërë pushim lojtarë, sidomos kur bëhet fjalë për një përballje të fortë kundër Milanit sonte në mbrëmje në fushën e vet.

 

E vetmja gjë që urojnë bardhezinjtë është që përtej lodhjes fizike, skuadra të mos dalë me lojtarë të dëmtuar nga kjo ndeshje në mënyre që të mos shtohen telashet në prag të sfidës me madrilenet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *