“El Clasico” i takon Realit të Madridit. Madrilenët mposhtën me rezultatin 1-3 Barcelonën këtë të shtunë. Reali u largua krenar nga “Kamp Nou” falë golave të Valverdes, Ramos dhe Modriç. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 5 nga Valverdes.

 

Gëzimi i golit të parë zgjati pak për madrilenët pasi tri minuta më vonë katalanasit menduan për golin e barazimit. Fati barazoi shifrat për Barcelonën dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, pavarësisht tentantivave të të dy ekipeve për të shënuar golin e avantazhit.

 

Frymëmarrja e “Los Blancos” u çlirua kur në minutën e 63 Ramos shënoi me mjeshtëri nga pika e bardhë e penalltisë. Katalanasit nuk reaguan dot për të barazuar e aq më tepër për të kaluar në avantazh.

 

Gjithçka u vulos kur në minutën e 91 Luka Modriç shënoi golin e tretë për Realin e Madridit. Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në vendin e parë, ndërsa katalanasit mbeten në kuotën e 7 pikëve në vendin e 10-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *