E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Real fiton superkupën e Europës/ Madrilenët mposhtin 2 me 0 gjermanët e Eintracht Frankfurt

Reali i Madridit ka rrëmbyer një tjetër trofe . Madrilenët kanë fituar përballë Aintracht të Frankfurtit në finalen e superkupës së Europës me rezultatin 2 me 0.

 

Reklamë

David Alaba ishte njeriu që zhbllokoi sfidën, duke realizuar një gol të lehtë me portën e boshatisur në minutën e 37, duke e kaluar kështu Realin në avantazh.

 

Gjermanët tentuan disa herë për të shënuar, por nuk mundën dot të mposhtin portierin Courtois.

 

Los Blancos ishin të karikuar dhe në pjesën e dytë.  Në të 65 minutë, bomberi Karim Benzema shënoi golin e dytë për madrilenët duke e çuar në  324 numrin e golave të tij personal  me Real Madrit .

 

Spanjollët nuk lejuan në asnjë moment  hapësira për gjermanët, duke e mbyllur ndeshjen në epërsinë e tyre të dyfishtë.

 

Real Madrit fitoi trofeun e pestë të Superkupës së Evropës për vitin 2022, duke barazuar rekordin e Barcelonës dhe Milanit.

 

Ndeshja finale u transmetua ekskluzivisht në platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë