E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Real-Atletico 110 vite histori

Real vs Atletico nuk është një derbi i zakonshëm. Përplasja e madhe madrilène, e cila luan aktin e saj të radhës në San Siro këtë të shtunë, për finale e Champions League është gjithnjë një ndeshje që i kalon pritshmerite e një derbi brenda një qyteti. Takimet mes Realit dhe Atleticos kanë qenë gjithnjë duele shumë të jetuara edhe tek populli madrilène. Reali skuadra me më shumë trofe ne kampionin spanjoll njihet si ekipi mbretëror, ndërsa Atletico e krijuar fillimisht nga studentet Bask te inxhinierisë si Klub Satletik i Atletik Bilbaos dhe me pas i kthyer ne rivalin me te urryer te Realit. Sfidat derbi mes këtyre dy ekipeve shpesh kane prodhuar tension te madh ne fushën e lojës, çka është reflektuar edhe ne përplasje deri edhe te dhunshme mes tifozerive. Derbi i pare ne histori iu përket vitit 1906 e fituar 2 me 1 nga Reali. Tashmë në historinë bashkëkohore, dy skuadrat gjigande te Madridit zhvendosin betejen e tyre në San Siro në La Skalan e futbollit italian. Mediat spanjolle paralajmërojnë një pushtim të Milanos nga tifozët të dy ekipeve. Të paktën 60 mijë pritet të mbërrijnë nga Madridi për superperballjen e së shtunës në mbrëmje që do të jete ekskluzivitet i Vizion Plus dhe Tring. UEFA ka shpërndarë nga 20 mijë bileta për secilën tifozeri, çka në total përbën gjysmën e kapacitetit të San Siros. Tifozët e Los Blankos që do të qëndrojnë ne tribune veriore pas portave ku vendosen zakonisht ultrasit e Interit në futbollin italian ndërsa në krahun tjeter ku qëndrojnë tifozët e Milanit do të sistemohen këtë herë tifozët e Los Kolconeros. Ndërkohe pritet 20 mijë tifozë të tjere të dyja klubeve do të udhëtojnë ne Milano, por nuk kanë një bilete per te hyre ne stadium. Thëne ndryshe Milano këtë fundjave pritet të pushtohet nga populli madrilene.

Vazhdo të lexosh

Reklamë