Subscribe

Shtatoret e figurave kombëtare, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, të përuruara më 28 nëntor në Prizren, u kritikuan për mënyrën e punimit. Njëra e vendosur në hapësirë publike, e tjetra në pronë private, për shtatoret u diskutua për dy ditë me radhë për standardet artistike.Shtatorja e Skënderbeut u vendos në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Projekt është bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe shoqatës “Trojet e Arbërit”.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, për të folur lidhur me këtë tematikë e cila ka krijuar mjaft polemika, poeti dhe kritiku i njohur i artit, Agim Doçi, është shprehur ashpër se autorët e dy shtatoreve duhet të futen në burg.

“Unë detyrohem me thanë që autorët duhet me i marrë urgjentisht me i fut në burg.

Këto të dy janë skulptura, që edhe Skënderbeu edhe Adem Jashari vuajnë nga Covidi aktual. Me bo Skënderbeun si veremli, me mjeker-cjap në një kohë kur jugorët epiriotë, thonë e ka emrin Jorgo…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *