Subscribe

Qytetarët e Maqedonisë votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Procesi i votimit filloi i qetë në orën 7 të mëngjesit, në 35 komunat, të cilat në garën e 15 tetorit dolën në balotazh.

 

Gara pritet të jetë e ashpër në zonat e banuara me shumicë shqiptare. Në Komunën e Tetovës,  Teuta Arifi e BDI-së garon përballë Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa. Në Gostivar Nevzat Bejta i BDI-së garon përballë Arben Taravarit të Aleancës për Shqiptarët. Në Strugë, kreu I Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela kandidon përballë Ramiz Merkos të BDI-së.

 

Në komunën e Çairit Visar Ganiu I BDIi-së garon me Zeqirja Ibrahimin e Besës. Dhe në Dibër Rruzhdi Lata I BDI-së garon përballë Arben Agollit të Aleancës për Shqiptarët.

 

Janë rreth 833 mijë qytetarë do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës në 1.517 qendra votimi, ndërsa në garë janë 70 kandidatë për kryetarë komunash, ndërsa Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka akredituar 5.100 vëzhgues vendas e të huaj.

 

Raundi i pare I zgjedhjeve I cili u mbajt më 15 tetor, përcaktoi kryeun e Shkupit, drejtuesit e 45 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë. Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni.

Një ditë më parë votuan rreth 1.400 persona të sëmurë apo me nevoja të veçanta, të burgosur dhe ata në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *