Subscribe

 

Në Kosovë ka filluar procesi i votimit në 20 komuna nga 38 gjithsej, për zgjedhjen e kryetarëve. Në 19 komuna votohet me balotazh, ndërsa në një tjetër zhvillohet rivotim.

 

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00 . Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konfirmoi se gjatë paradites kanë votuar 7% e rreth 1 milion e 400 mijë qytetareve me të drejtë vote ndërsa procesi po zhvillohet normalisht dhe deri më tani nuk ka pasur incidente.

 

Gara më e ashpër është ajo për Prishtinën, ku përballen Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i LDK-së.

Rivotimi zhvillohet në komunën e Parteshit, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar përsëritjen e votimit pas një ankese për blerje të votave dhe manipulim të procesit zgjedhor.

 

KQZ-ja ka angazhuar më shumë se 14 mijë komisionerë dhe mbi 12 mijë vëzhgues të akredituar për të mbikëqyrur procesin zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *