Një ekip shkencëtarësh në Uells dhe SHBA besojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut që shfaqet rrallë tek ata që kanë marrë dozat e vaskinës së kompanisë AstraZeneca.
Një proteinë në gjak “akuzohet” se është “tërhequr” nga një nga përbërësit kryesorë të vaksinës së krijuar në Oksford. Vaksina AstraZeneca për shkak të këtyre mpiksjeve të rralla në fakt është reduktuar në përdorim kundër Covid.
Ekipi, raporton BBC, ka treguar në detaje se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës së krijuar në Oksford, duke shkaktuar një reaksion zinxhir që përfshin sistemin imunitar dhe që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme të gjakut.
Hulumtimi i botuar në revistën shkencore Science Advances zbulon se pjesa e jashtme e adenovirusit, vektori viral i përdorur në vaksinën AstraZeneca Covid, tërheq proteinën e faktorit katër të trombociteve si një magnet. Për të zbuluar këtë reagim, shkencëtarët përdorën një teknikë të quajtur mikroskop krio-elektroni që lejon imazhet e adenovirusit në nivel molekular.
Profesor Alan Parker, një nga studiuesit e Universitetit të Cardiff-it i tha BBC-së se është një ndryshim në potencialin magnetik midis adenovirusit i cili “ka një sipërfaqe shumë negative dhe faktorit katër të kundërt të trombociteve jashtëzakonisht pozitive” që shkakton reagimin.
“Megjithëse kërkimi nuk është përfundimtar, ai ofron njohuri interesante dhe AstraZeneca po eksploron mënyra për të shfrytëzuar këto gjetje si pjesë e përpjekjeve tona për të hequr këtë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë,” shpjegoi një zëdhënës i kompanisë farmaceutike anglo-suedeze.
Universiteti i Oksfordit, nga ana tjetër, nuk pranoi të komentojë mbi hulumtimin.
Sipas AstraZeneca, vaksina e saj ka shpëtuar më shumë se një milion jetë në mbarë botën dhe ka parandaluar 50 milionë raste Covid. Por në vazhdën e rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, përdorimi i kësaj lloj vaksine në mbarë botën është reduktuar dhe vaksinat që përdorin teknologji më moderne, me ARN të dërguar, tani po përdoren për dozat përforcuese./TGCOM