Një civil është vrarë në një fshat kufitar rus të martën nga granatimet ukrainase, sipas guvernatorit të rajonit rus Belgorod.

 

Ky rajon perëndimor ka përjetuar sulme të vazhdueshme ukrainase në muajt e fundit, dhe në maj ishte skenë e një sulmi të papritur nga luftëtarët e mbështetur nga Kievi.

 

“Si pasojë e granatimeve të vazhdueshme në fshatin Kozinka në rrethinën Graivoron, një banor civil u vra”, tha guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.

 

Ai tha se viktima vdiq në vendin e ngjarjes, para se të mbërrinte ambulanca.

 

Gladkov tha se një grua u plagos në sulm, po ashtu, dhe u shtrua në spital.

 

Graivoron ishte skenë e një inkursioni kufitar në pranverë, kur Moska njoftoi se kishte nisur një “operacion kundër terrorizmit”, dhe kishte dërguar helikopterë dhe artileri për t’i larguar luftëtarët që e kishin kaluar kufirin nga Ukraina.

 

Për këtë sulm përgjegjësinë e mori një grup rus nacionalist anti-Kremlin.

 

Rajonet ruse në kufi me Ukrainën janë përballur me sulme të intensifikuara këtë verë, qëkur Kievi u zotua në korrik se “lufta po kthehet në Rusi”./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *