Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë në doganat...

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë sallën në...

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për terrorizëm

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban

Kërkohen të zhdukurit nën rrënoja në Venezuelë, numri i...

Krim brutal në Tajlandë, 17-vjeçarja gjendet e vdekur në...

Europa vuan vapën ekstreme, temperaturat e larta krijojnë probleme...

Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re”...

Raporti për situatën në centralin bërthamor në Ukrainë

6 Shtator 20:20

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike publikoi të martën një raport lidhur me sigurinë bërthamore dhe situatën e sigurisë në Ukrainë. Një ekip i agjencisë inspektoi centralin bërthamor të Zaporizhias, që ndodhet në pjesën jugore të Ukrainës. Drejtori i Përgjitshshëm i agjencisë do të informojë gjithashtu Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi gjetjet e ekipit të tij.

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, mbërritën në centralin e Zaporizhia më 1 shtator. Ata vlerësuan dëmet në objekt, funksionimin e sistemeve të sigurisë dhe kushtet e punonjësve të centralit që është vënë nën kontrollin rus që nga ditët e para të agresionit në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën si përgjegjëse për bombardimet në zonën pranë centralit bërthamor. Sulmet kanë rritur shqetësimet ndërkombëtare lidhur me mundësitë e një katastrofe bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se dy ekspertë të saj do të qëndrojnë në central për të vëzhguar situatën dhe ofruar vlerësime të pavarura.

“Prania e dy ekspertëve të agjencisë bërthamore do të ofrojë informacion të plotë për atë që po ndodh atje, pasi ka deklarata të shumta nga Federata Ruse. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka një mandat teknik nga OKB-ja dhe mendoj se nëse raporti është mjaft i sinqertë, mund të bëhet pikënisje për largimin e rusëve nga vendimmarrja në organizatat ndërkombëtare. Po ashtu do të shërbejë si bazë për vendosjen e sanksioneve ndaj korporatave të mëdha si Rosatom”, thotë Hryhoriy Plachkov, ish-kreu i Inspektoratit Rregullator Shtetëror Bërthamor të Ukrainës.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha të hënën se centrali në Zaporizhia ishte shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të bombardimeve ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha përmes një video-mesazhi të hënën se centrali bërthamor ndodhet një hap larg katastrofës.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha në rrjetin Facebook se kompania shtetërore ukrainase Energoatom nuk ishte në gjendje të bënte riparime ndërsa vazhdonin luftimet rreth centralit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha se ishte informuar nga Ukraina se linja rezervë e tensionit nuk ishte dëmtuar dhe se ekspertët pritet ta rilidhin centralin në rrjet gjatë ditëve në vijim./voa

Posted Under:
Bota
Tagged:
centrali berthamor Raporti Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

më shumë...

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

më shumë...

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë sallën në arenë boksi (VIDEO)

më shumë...

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për terrorizëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:16

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

4:48

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

4:43

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë...

4:31

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë...

4:22

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për...

4:12

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban

3:59

Temperatura deri në 39 gradë celcius! Ja...

3:42

Aksident në rrugën drejt Orikumit, lëndohet drejtuesi...

3:23

Kërkohen të zhdukurit nën rrënoja në Venezuelë,...

3:09

Krim brutal në Tajlandë, 17-vjeçarja gjendet e...

2:58

A është më mirë ta lëmë kondicionerin...

2:40

Europa vuan vapën ekstreme, temperaturat e larta...

2:33

Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria...

2:29

Berisha: Rama i urren të rinjtë. Kreu...

2:08

Tabaku: Shqipëria nuk mund të ndërtojë të...

1:54

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë...

1:27

Protesta/ Procedohen penalisht 15 persona për bllokimin...

12:13

Rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran, palët shkëmbejnë sulme, pas...

12:01

Hetimi për helmimin e studentëve, sekuestrohen dokumentet...

11:54

Nis shfarosja e mushkonjave “Tigër”, aksion dezinsektimi...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.