Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në një postim në “Facebook”, Mediu shprehet se raporti sipas tij, konfirmoi edhe njëherë që në 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe se ato duhet të rimbahen sërish në tetor.

 

Sipas Mediut, dekreti i Presidentit Ilir Meta është ende në fuqi dhe atë mund ta shqyrtojë vetëm Gjykata Kushtetuese, raporton Vizion Plus.

 

“Raporti perfundimtar i ODHIR konfirmoj edhe njehere se:

1-Ne 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe per pasoje sot kemi nje pushtet lokal te paligjshem dhe shqiptaret duhet në cdo menyre te votojne sa me pare dhe te kene pushtetin e tyre lokal.

Dekreti I Presidentit eshte ne fuqi dhe vetem Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtoje ate.

Ne Bashki nuk ka kryetar te zgjedhur, por zgjatim te strukturave Kriminale dhe korruptive te emeruar nga Rama.

Zgjedhjet lokale jane ato te deklaruara nga Presidenti ne dt 13 Tetor.

2-Rama dhe struktura e tij kriminale kane kryer nje krim elektoral duke manipuluar zgjedhjet, duke mos zbatuar kushtetuten dhe dekretin e presidentit, kane kryer dem financiar duke zevendesuar zgjedhjet lokale me zgjedhje politike te Rilindjes.

Kjo sjellje tipike Hitleriane ka vetem nje zgjidhje, organizimi sa me pare te zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.

3-KQZ eshte nje zgjatim kriminal I Rilindjes qe ka shkelur hapur kushtetuten dhe kodin elektoral.

Deliri kriminal i KQZ ka kaluar cdo kufi, duke I dhene vehtes autoritetin e gjykimit te kushtetutes, perjashtimit te opozites dhe krijimit te opozitave fiktive. Pergjegjesia e tyre eshte pergjegjesi perballe ligjit.

KQZ mban pergjegjesi penale per mos organizimin e zgjedhjeve te 13 Tetorit.

Kjo KQZ duhet te ndryshoje sa me pare duke e kthyer ne nje KQZ te balancuar si è kerkon ligji dhe kushtetuta.

4-Rama ka nje axhende terresisht anti europiane dhe antikombetare, ai dhe Rilindja qellimisht perpara celjes negociatave me BE ka shtuar zullumin korruptiv, kriminal dhe I mohoj shqiptareve te drejten per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Perballja dhe zgjedhjet sa me pare jane e vetmja rruge per te ndaluar shkaterrimin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *