E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Raporti i ODIHR: Zgjedhjet ishin konkuruese, fushata u dominua nga lideret politikë

Shefja e  misionit vëzhgues të ODIHR për zgjedhjet në vendin tonë, Odihr Audriey Glover prezantoi raportin e ndërmjetem për procesin e  14 Majit.

 

Glover tha se zgjedhjet ishin konkuruese pasi në garë morën pjesë shumë forca politike.

 

Reklamë

Sipas saj pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese ndërsa fushata gjithë kohën u dominua nga lideret politike dhe nuk u panë interesat e qytetareve.

 

“Stabiliteti i komisioneve të vogla ishte i lëkundshëm, ndersa shqetesim mbetet edhe presioni ne disa raste ndaj administrates”, tha mes të tjerash zyrtarja e OSBE-Odihr.

 

Sipas saj 40% e popullsisë jeton jashtë vendit ndaj dhe kjo gjë ndikon në pjesmarrjen jo shumë të madhe.

 

Glover lavderoi edhe punën e KQZ e cila sipas saj punon me transparence.

Më shumë video

Reklamë