Raporti i OSBE/ODIHR ka vlerësuar votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit, e cila për herë të parë ishte aktive.
Lidhur me këtë koment të bërë në raportin e ODIHR, deputetja e PL, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tha se vota e diasporës ishte diçka shumë pozitive, por që u keqmenaxhua nga mazhoranca.
“Menaxhimi dhe implementimi i votës linte për të dëshiruar. Për të gjitha zarfat PS i porosiste të shkonin në një adresë dhe të plotësoheshin aty. Pra, përdorimi i votës së diasporës, mënyra se si PS e instrumentalizoi dhe e menaxhoi, për mua ishte një dështim i madh i menaxhimit të votës së diasporës. Ti kishe administratën publike ku secili prej tyre duhej të bënte 10 vota në diasporë. Presioni që i bëhej administratës kur të shkonte në diasporë… Mekanizmi se si funksiononte ky patronazhim tregoi se çdo gjë përdoret për faktor elektoral. Duhet një hetim se si zarfat janë keqpërdorur”, tha Xhixho.





