Subscribe

Shqipëria ka bëra hapa para dhe ka dhënë rezultate konkrete sa i përket reformës në drejtësi.

 

Ajo po ashtu  ka unifikuar qëndrimin me Bashkimit Europian lidhur me agresionin rus në Ukrainë: në këto konkluzione ka dalë Komisioni Europian në progres raportin për vendin tonë.

 

Por Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, ngriti shqetësimin sa i përket korrupsionit, lirisë së medias, pronës dhe e shtetit të së drejtës.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONARI PËR ZGJERIM

Shqipëria është vend i dytë me të cilin hapëm negociatat këtë vit. Ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetting që po vijon janë shembuj të një pune të mirë. Vendi ka treguar kurajë për të zbatuar ligjin dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropian për pushtimin rus të Ukrainës. Shqipëra ka përdorur të drejtën e saj në Këshillin e Sigurimit për të këndërshtuar pushtimit rus në Ukrainë. E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme.

 

Komisioneri ka prezantuar konkluzionet e raportit edhe për Kosovën dhe Serbinë.

 

Për Kosovën theksohen përparimet e bëra në demokraci dhe në zbatimin e ligjit, gjithashtu lufta ndaj korrupsionit. Sa i përket vizave Komisoni Europian qëndron në anën e Prishtinë për liberalizim, pasi i ka përmbushur detyrat e vendosura që në qershor 2018.

 

Për Serbinë, Komisioni përcakton që linja e Beogradit duhet të unisohet me atë të Bashkimit Europian sa i përket qëndrimit ndaj Rusisë. Gjithashtu për dialogun Kosovë-Serbi, Komisioni kërkon që të dyja vendet duhet të jenë konstruktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *