Subscribe

Komisioni evropian ka publikuar progress-raportin për Shqipërine, duke veçuar si problem kryesor korrupsionin e duke kritikuar qeverinë shqiptare për dy nismat e saj me te fundit; projekt-ligjin e amnistise fiskale dhe pasaportat e arta.

 

Raporti eështë i pari që Brukseli publikon për Shqiperinë pasi vendi yne nisi bisedimet per anetaresim dhe ne te analizohet ecuria per secilin prej kapitujve qe shqiperia duhet te negocioje per tu bere anetare e BE.

 

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Komisioni veçon punën e SPAK-ut, per çështjen e inceneratoreve që çoi nç arrestimin e ish-ministrit Koka dhe ish-deputetit socialist Bllako dhe si dhe rihapjen e çështjes se Gerdecit dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir mMediu, por per komisionin korrupsioni mbetet problem.

 

 “Korrupsioni është mbizotërues në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare për zyrtarët e nivelit të lartë mbetet një prioritet I rëndësishëm për të  goditur më tej kulturën e pandëshkueshmërisë.”

 

Në progress-raport, Komisioni Evropian ka perseritur kritikat tashme publike në lidhje me draftin e aministise fiskale duke vënë në  dukje se do të minonte progresin e bere në luften kunder pastrimit te parave.

 

 “Miratimi i një aministie fiskale dhe penal kundër këshillës së BE dhe Moneyval do të vinte në rrezik progresin në këtë fushë. “

 

Edhe nisma për dhenien e pasaportave te “arta”, për Brukselin do te kete efekte negative

 

 “Një skemë e tillë do të përbënte një rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiscal, financimet terroriste, korrupsionin dhe inflitrimin e krimit të organizuar dhe do të ishte jo në përputhje me legjislacionin e BE.”

 

Në lidhje me luften kunder krimit te organizuar, Brukseli zyrtar kerkon qe te denohen figurat kryesore te krimit.

 

 “Përpjekje gjithashtu duhen bërë për të siguruar hetimin dhe dënimin veçanërisht në nivele ta larta.”

 

Në progres-raport, Brukseli ka kritikuar edhe agjensite e ngritura prane kryeministrit, duke nisur nga agjensia per bashkqeverisjen, tek asgjensia Shtetërore per Programin Strategjik e drejtuar nga Ilir Beqja dhe  deri tek Agjensia per Median; te cilat sipas Komisionit Evropian ngrejne pikepyetje ne lidhje me koordinimin efektiv te tyre.

 

Vleresimin më të mirë Shqiperia e ka marre per politiken e jashtme, linjezimin e plote me Bashkimin Evropian, rolin e saj në Keshillin e Sigurimit dhe kontributin e saj në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *