Presidenti Ilir Meta ka komentuar raportin vjetor të “Freedom House”, i cili e renditi Shqipërinë në mesin e vendeve që kanë bërë regres në respektimin e lirive themelore të qytetaëve, duke humbur një pikë në kategorinë e të drejtave të grumbullimit dhe organizimit.

Duke iu referuar këtij raporti, kreu i shtetit tha se Shqipëria po bën një hap më pranë autoritarizmit.

“Freedom House e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE! Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend. Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të njeriut, është një këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh.

Meta theksoi se referendumi i 25 prillit është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *