Enti Rregullator i Ujit ka publikuar raportin e tij vjetor për vitin 2018 në lidhje me performance e ndërmarrjeve shtetërore. Sipas ERRU-së,  Ujësjellës-Kanalizime Bashkia Tiranë ka performancën më të mirë ndër 57 shoqëritë e ngjashme në vend.

 

Në mënyrë të vecante theksohet se UKT ka performance të mirë sa i përket normës së arkëtimeve dhe mbledhjen e të ardhurave. Sipas këtij raporti niveli mesatar kombëtar i arkëtimeve mbetet edhe për këtë vit 79 për qind, ndërkohë që UK Tirana ka një nivel disa pikë më të lartë se kaq.

 

 

“Niveli i këtij treguesi për të tretin vit radhazi mbetet në të njëjtin nivel rreth 79%. Gjithsesi, brenda 57 shoqërive ka nga ato shoqëri që kanë performancë shumë të mirë, me nivele mbi mesataren e sektorit si, UK Tiranë, UK Berat-Kuçovë, UK Maliq, UK Peqin, UK Librazhd etj, por nga ana tjetër ka shumë shoqëri me nivele të ulëta arkëtimi nën 60% si, UK Kukës, UK Peshkopi, UK Gramsh, UK Pustec, UK Roskovec, UK Sarandë etj”, thuhet në raportin e ERRU-s.

 

Gjithashtu ERRU gjatë këtij viti ka ndjekur nga afër mundësinë e realizimit të pagesës rregullatore të akumuluar dhe të papaguar duke e shtrirë atë brenda një afati kohor të arsyeshëm, gjë e cila është përfshirë në kontratën përkatëse me shoqëritë ujësjellës kanalizime.

 

UKT ka nisur dy investimet kryesore në kuadër të fondit 15 milion euro të marra nga BERZH, ai për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe ndërtimin e një linje të tre transmetimi deri në zonat periferike, siç është Unaza e Re, Astiri apo Kashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *