Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 April 2026
Vizion fokus

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”,...

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama:...

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të...

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me...

Barcelona i thotë lamtumirë Champions League, Atletico në gjysmëfinale!...

Padi e re kundër kongresmenit amerikan

Kriza në Kosovë, Topi këshillë Albin Kurtit: Preidentin zgjidhe...

“Berishën e ka kapur frika”, Topi: Arsyetimi për përjashtimin...

Raporti i DASH/ Edmond Spaho: Korrupsioni dhe klima armiqësore për biznesin pengojnë investimet e huaja

10 Shtator 20:16

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho komentoi raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për klimën e biznesit dhe korrupsionin në Shqipëri.

 

Spaho ishte i ftuar në studion e lajmeve të “Vizion Plus”, nga ku deklaroi se ky raport tregon qartë se cilat janë dy pengesat thelbësore që nuk lejojnë vendin të ecë përpara.

 

Ai bëri edhe një krahasim mes qeverisjes demokratike dhe kësaj të sotshmes dhe tha se nuk ka ndodhur më parë që Shqipëria të quhet vendi më i korruptuar në rajon.

 

Intervista e plotë:

 

-Si do ta shikoni ju raportin mes pluseve dhe minuseve të këtij raporti?

 

Raporti duhet parë në konkluzionet që ai arrin dhe konkluzionet ishin dy, që kanë të bëjnë me të sotmen dhe të ardhmen dhe zhillimin ekonomik të vendit. Së pari, që jemi vendi më i korruptuar në Evropë, bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe së dyti që ka një klimë armiqësore për zhvillimin e biznesit. Këto janë dy pengesat thelbësore, më të mëdhatë, më të rëndësishmet, të cilat nuk lejojnë që vendi, sikurse vende të tjera të rajonit, të tërheqi investime të huaja, të hapë vende të reja pune dhe njerëzit të gjejnë të ardhmen e tyre këtu. Këto janë dy tregues shumë të rëndësishëm, është indeksi i klimës së investimeve, ku ne kemi bërë 19 hapa mbrapa, krahasuar me një vit më parë. Po kështu indeksi i perceptimit të korrupsionit, ku kemi bërë 7 hapa mbrapa, në krahasim me një vit më përpara. A ka shembuj të cilët mbështesin gjetjet e raportit që Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe që ka një klimë armiqësore ndaj biznesit? Ka me dhjetëra që ilustrojnë ato gjetje të raportit që kanë të bëjnë me mungesën e transparencës, mungesën e konkurrencës, përdorimin e PPP në të gjitha rastet e investimeve publike, zgjedhjet në mënyrë preferenciale, hartimi i kritereve në mënyrë preferenciale, mospasja e analizave të mbështetura të raporteve, si edhe një sërë problemesh të tjera.

 

-Në raport përmendet edhe Banka e Shqipërisë, ku thuhet se në 6 vitet e fundit, Shqipëria ka tërhequr direkt 1.1 miliardë dollarë investime të huaja.

 

Po, por duhet të keni parasysh se viti 2020 është viti më nivelin më të ulët të investimeve të huaja. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti pati një rënie prej 20%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Qeverisë shqiptare i kërkohet të marrë masa dhe të përgatitet për një periudhë të vështirë për të tërhequr investimet e huaja. Mbyllja e investimeve në transportuesin e gazjellësit, i cili kalon përmes Shqipërisë deri në Itali, si edhe hidrocentralet mbi kaskadën e Devollit. Këto të cilat janë investime të nënshkruara 8 vite përpara, tani po përfundojnë dhe kanë qenë të vetmit që kanë mbajtur peshën e atij volumi investimesh të huaja për të cilat flitet.

 

-Ky lloj raporti ka vite që bëhet. Në raportet që i takojnë periudhës së qeverisjes së PD, përsëritet në mënyrë të rregullt korrupsioni i përhapur. Është një tofgfjalësh që Shqipërisë nuk i është ndarë, edhe në qeverisjen tuaj, edhe sot. Mos është kjo një sëmundje e pashërueshme për ne?

 

Nuk mund të thuash që gjatë qeverisjes së PD nuk ka patur korrupsion, por duhet të bëhet dallimi mes nivelit të asaj periudhe dhe nivelin e sotëm. Në asnjë rast Shqipëria gjatë periudhës nga viti 2005-2013 nuk ka qenë vendi më i korruptuar në rajon, siç paraqitemi sot. Do t’ju jap disa shembuj të cilët nuk mund t’i ndeshësh dhe nuk mund t’u gjesh raste analoge gjatë periudhës së qeverisjes së PD. Marrim rastin e Unazës së Tiranës, ku 1 km rrugë, kap koston prej 20 milionë euro. Rrugë të ngjashme me to, në periudhën tonë, janë ndërtuar me 3 milionë euro dhe të finanncuara nga BE. Po ju marr rastin e mbikalimit të Fierit ose autostradën Lushnje-Fier.

 

-Keni edhe ju Rrugën e Kombit, një problem të pazgjidhur dhe një raport të KLSH për një humbje 200 milionë euro.

 

Sot nuk i avitet kosto, të marrim projektin e rrugës Milot-Fier, që po na e paraqesin. Megjithëse kalon në 70% të trasesë ekzistuese, kostoja është afërsisht 20 milionë euro për një 1 km. Nuk mund të krahasosh 2-3 herë më e lartë, sesa kosto e Rrugës e Kombit, e cila ra tërësisht në terren malor dhe ka disa km tunel.

 

-A e ka përcaktuar PD sloganin për zgjedhjet?

 

Po punojmë intensivisht për zgjedhjet, jemi në fazën e përfundimit të seleksionimit të kandidaturave që do të jenë pjesë e ekipit që do të konkurrojnë në fushatë. Po punojmë edhe me pjesë të tjera të programit, si edhe për vetë fushatën. Slogani do të bëhet i ditur në momentin e duhur.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Klima e Biznesit Korrupsioni Raporti i DASH Spaho

Nga e njëjta kategori

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për Shqipërinë dhe shqiptarët

më shumë...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës

më shumë...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”, Dhuka mesazh Diasporës: Ju jeni kapitali më i çmuar në hapësirën evropiane

më shumë...

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:16

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në...

10:54

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet...

10:42

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj...

10:30

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se...

10:27

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama:...

10:13

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet...

9:56

Zëvendëskryeministrja Koçiu në QSUT: Të lënduarit nga...

9:48

SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste,...

9:44

Transporti urban në Tiranë në krizë, reduktohet...

8:55

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në...

8:46

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e...

8:36

“Kujdes me vendimet e nxituara”, parashikimi i...

8:12

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

11:13

Barcelona i thotë lamtumirë Champions League, Atletico...

10:27

Padi e re kundër kongresmenit amerikan

10:26

Kriza në Kosovë, Topi këshillë Albin Kurtit:...

10:15

“Berishën e ka kapur frika”, Topi: Arsyetimi...

10:12

Pse e verdha e vezës së zier...

10:00

“Duhen njerëz të kulturuar dhe me eksperiencë”,...

9:54

Wall Street Journal: BE plan për mision...

Më të klikuarat

  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste, mes tyre M...
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.