Prezenca e OSBE në Shqipëri i bashkohet fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Prezenca e OSBE ka publikuar  rekomandimet e raportit përfundimtar të Misionit të Kufizuar të ODHIRpër vëzhgmin e zgjedhjeve.

“I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të fundit dhe i inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim”, thuhet bashkëngjitur këtyre rekomandimeve të publikuara nga OSBE.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Celibashi publikoi rekomandimin 23 dhe të fundit të raportit të ODIHR, ndërsa shkruante se “𝗥𝗲𝗸𝗼𝗺𝗮𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝟮𝟯-të dhe i fundit i Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri! Koha për t’i përmbushur ka filluar!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *