Subscribe

Kryeministri Edi Rama doli vetë për të bërë me dije se sulmi kibernetik ndaj e-Albania është sprapsur. Përfundimisht tha kreu i qeverisë, e-Albania është nën kontrollin e plotë të ekipeve të ekspertëve vendas dhe amerikanë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Shërbimet janë rikthyer masivisht dhe tani mbeten një numër i vogël prej tyre për t’u rikthyer.

 

Nga hetimet e kryera deri më tani dhe nga provat e mbledhura, Edi Rama tha se mësymja kibernetike është kryer nga një shtet. Ai nuk ia përmendi emrin, por zbuloi se janë dy vende të dyshuara që i shkelin ligjet ndërkombëtare.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Me ato shtete nuk ka vend për të arsyetuar në mënyrë logjike që buron nga ligjet ndërkombëtarë, janë shtete që nuk duan të dinë për ligjin ndërkombëtar, por nga ana tjetër sigurisht që ne do duhet të marrim hapat tanë dhe prandaj nuk mund të marrim tani nëpër gojë dy shtete sepse pavarësisht se janë dy shtete jomiqësore me Shqipërinë nuk ka pse ai shtet prej tyre, që nuk është i përfshirë, të merret nëpër gojë sidoqoftë.

 

Pasi të zotërojnë të gjitha faktet për organizatorin, aksioni që do të ndërmarrë vendi ynë do të jetë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne do të ndërmarrim pastaj aksione konkrete të natyrës diplomatike ndaj cilitdo prej këtyre shteteve që është autor i këtij agresioni kriminal ndaj Shqipërisë.

 

Në daljen e parë para mediave pas nisjes zyrtare të negociatave anëtarësuese dhe me gjithë kundërshtinë e Bashkimit Evropian, Edi Rama nuk do të tërhiqet nga amnistia fiskale.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne jemi të vendosur që ta çojmë përpara projektligjin. paragjykimin se amnistia është kushtetuese, amnistinë e bëjnë vendet e tjera, “po shiko se Shqipëria…”, këtë nuk e pranojmë as nga BE, as nga SHBA, as nga hëna.

 

Ende pa u finalizuar projektligji për amnistinë fiskale, për të cilin kryeministri thotë se do të vijojë me konsultimet me grupe të ndryshme interesi, ai është kundërshtuar nga Komisioni Evropian. Sipas KE-së amnistia fiskale do të ndikojë negativisht në luftën kundër pastrimit të parave. Madje në qëndrimin e tij, Komisioni Evropian deklaron se kjo do të përbëjë një rrezik thelbësor në reputacionin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *