Prej tre ditësh, kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davos. Kreu i qeverisë u bë pjesë e panelit të diskutimit me temë ‘Mënyra se si do të udhëtojmë’ duke evidentuar arritjet dhe problematikat e turizmit.
“Tani përballemi me sfidën dhe përpiqemi të ruajmë atë çka kemi ndërtuar, eshtë një sfidë shumë e madhe sepse na duhet të kemi më shumë investime, ky është probem i madh. Duke rritur nga njëra anë masën e zonave të mbrojtura dhe duke krijuar më shumë mjete për të transfromuar atë çka është e mbrojtur dhe duke anagzzhuar shumë arkitektë ndërkombëtarë për të na ndihmuar të kemi projekte me cilësi të ndryshme nag ato që kemi pasur përreth në rajon”, tha Rama.
Shefi i mazhorancës e quajti turizmin kalin e betejës, ndërsa solli edhe njëherë në vëmendje investimin në Sazan.
“Turizmi për ne është diçka e re që po ndërtojmë dhe po shohim zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet. Nga malet deri te propozimi i Kushner për të ndërtuar deri te kompanitë e mëdha që duan të ndërtojnë porte. Turizmi është kali ynë i betejës. Në të gjitha renditjet e botuara, shihni që vendet kryesore janë Arabia Saudite, Shqipëria dhe Katari”, tha Rama.
Së bashku me liderë nga vende të tjera të botës, kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelistë në sesione të ndryshme që synojnë të nxisin bashkëpunimin me objektiv formësimin e Epokës Inteligjente të ardhshme, në një mënyrë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse./vizionplus.tv