Subscribe

Edi Rama ka zbardhur takimin që zhvilloi sot në Kryeministri me zyrtaren e lartë të SHBA-së, Karen Donfried.

 

Shefi i qeverisë u shpreh se ata diskutuan për ecurinë e reformave, sistemin e drejtësisë, investimet strategjike në energji e veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

 

“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

 

Po ashtu, Donfries vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë, konsiderata të cilat Rama i quajti mbresëlënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *