Brenda 2020 shtëpitë e 58 familjeve në fshatin Gjepalaj të Shijakut do të jenë ndërtuar për familjet që mbeten të pastreha nga lëkundja e fortë sizmike e nëntorit.
Kryeministri Edi Rama ishte në tre nga banesat njëkatëshe të përfunduara, e konkretisht në familjet Gjepali, Rusi dhe Doda.
Si në asnjë rast tjetër të vizitave në shtëpitë e ndërtuara nga e para, i zoti i shtëpisë, Osmani i kërkoi kreut të qeverisë të heqë këpucët para se t’i hynte në shtëpi.
Parashikimi është që në periudhën mes marsit dhe majit të vitit të ardhshëm, të kenë përfunduar së ndërtuari të gjitha shtëpitë individuale në Shijak dhe bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti.