Subscribe

Pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, kryeministri Edi Rama u takua në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, me Sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Guterres.

 

Shefi i organizatës, përgëzoi vendin tonë për integrimin e objektivave të zhvillimit te qëndrueshëm në strategjinë kombëtare të zhvillimit, ndërsa në fokus të bisedimeve ishte situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në ballkanin perëndimor.

 

Kryeministri Rama garantoi se qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë.

 

Në këtë aspekt, kryeministri Rama nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *