Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij falenderues pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Këtë herë, kryesocialisti është ndalur në Kamëz, nga ku tha se meritë në fitore kanë dhe vetë kandidatët si dhe puna e tyre.

 

“Të jeni të sigurt që nëse ju nuk do ishit në lartësinë e kësaj sfide, unë nuk do t’iu kisha mbështetur, por me sigurie dhe të tjerët nuk do t’iu kishin mbështetur. Në këtë takim dhe në këto takime, ne jemi në radhë të parë për të falenderuar të githë ata që e mundësuan këtë rezultat, pa i hequr asnjë meritë kandidatëve, por duke theksuar faktin që nëse nuk do të ishin në lartësinë e duhur, të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj fushate, por edhe para kësaj fushate, ishin aty siç kanë qenë aty edhe në betejat e shkuara, ne nuk do të kishim arritur dot rezultatin që arritëm”, deklaroi Rama.

 

Nga ana tjetër, Rama ka ritheksuar se kjo fitore nuk vjen vetëm nga socialistët, por edhe nga demokratët që votuan masivisht me mendje dhe jo me zemër në Kamëz.

 

“Në Kamëz të djathtët votuan masivisht, votuan me mendje”, tha ai.

 

Rama shtoi se rezultat nuk duhet të krijojë iluzione, ndaj iu kërkon kandidatëve të zgjedhur që të vijojnë punën duke iu shërbyer me ndershmëri qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *