Do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar.

 

Në fokus, do të jenë diskutimet rreth performancës të ministrive gjatë vitit që lamë pas.

 

Rama në një postim në Facebook, shkruan se do të vijojnë diskutimin maratonë ndërsa analiza e vitit 2022 i bën më optimistë për vitin 2023.

 

Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkruan Rama.

 

Në fotografitë e publikuara tregon se në fokus mbeten projekte si Korridori Blu, Parku Fotovoltaik Karavasta, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve.

 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë diskutoi me ministrat për bilancin vjetor dhe detyrat që priten të kenë për 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *