Reforma në Drejtësi është një ndër arritjet më të suksesshme të Partisë Socialiste, beson Edi Rama.
Gjatë një komunikimi online me komentuesit, Rama tha se asnjë forcë tjetër politike nuk e mbështet SPAK-un.
“Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosshmëri nuk do të bëhej. Ata rrotull nesh nuk e duan SPAK. Kërkojnë të përdorin SPAK dhe thellimin e luftën kundër korrupsionit si një argument pse ne nuk duhet të votohemi. Si mund t’i votoni se kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne nuk e vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit, pushtetit të pavarur të drejtësisë, që e kemi pavarësuar ne”, tha Rama.
Rama iu kundërpërgjigj edhe kritikave se PS ka një fushatë tallava.
“Që kur unë merrem me fushatë elektorale, shikoni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë njerëzit të ulen në takime. Edhe kjo historia me këngët dhe vallet do ta shikoni se do ta përdorin më vonë. Tjetra jo merresh me bufin, pse merreni ju që merreni me analizat. Pse merreni me një të 100, edhe në fjalët e mia nuk flas 95% të kohës as për bufin, kënetën, Lulin apo Vrenozin, as për…Unë flas për sfidën historike që ka Shqipëria”, tha shefi i qeverisë.
Në mbyllje të komunikimit, Rama kërkoi votën nga socialistët dhe demokratët për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.





