Subscribe

Gjatë prezantimit të kadidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama ka kapur në befasi një prej kandidateve, të cilës i kërkoi të tregojë një problem që evidenton brenda Partisë Socialiste.

Këtë pyetje ai e bëri teksa tha se ai vetë kur ka ardhur në PS ka menduar se është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin.

 

Rama: Më thuaj defektin më të madh të PS që ti do të dojë të ndreqje

Kandidatja: Defektin më të madh….

Rama: Se nëse PS është kaq e bukur dhe e mirë, ça nevoje kemi për ty?!

Kandidatja: Do doja që ashtu si unë të përfshiheshin edhe më shumë njerëz të thjesht të PS

Rama: Të thjeshtë janë njerëzit në PS. Taulant Balla nuk vjen nga njerëz të veçantë në status. Vjen nga babai mësues e nëna infermiere. Edhe Erioni po ashtu. Detyra për ty në këtë rrugë që sapo ke nisur është që herën tjetër dhe në vijimësi dhe kur të flasësh me njerëzit, të thuash edhe çfarë janë gjërat që duhen ndrequr. Ti dukesh e kënaqur, unë jam i pakënaqur me PS, me qeverinë, me veten time. Nuk është kaq e lehtë kjo punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *