Kryeministri Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale impresionet e takimit tē vecante qe zhvilloi bashke me familjen ne Vatikan, ku u takua nga Ati i Shenjte.

Rama shkruan se Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri.

Madje sipas kreut te qeverise, Papa shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë.

“Papa Francesku përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë”, shkruan mes te tjerash Rama në facebook.

Gjate vizites se tij ne Vatikan, Rama shoqerohej nga bashkeshortja e tij Linda dhe djali i vogel Zaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *