Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur nga Belshi thirrjen e tij për emigrantët që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi se qeveria do t’i japë 5 mijë euro grant çdo emigranti që vjen e ndërton shtëpinë e babait apo të gjyshit, për të nxitur kështu agro-turizmin.

Nëse qytetarët i bësojnë mandatin e tretë, Ram u zotua se agroturizmi do të ketë një mbështetje të madhe nga qeveria.

“4 mijë vizitorë në javë në Belsh. Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të 3 do i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipërisë të rindërtojë shtëpinë e gjyshërve, apo të babës çdo emigranti për t’u kthyer këto shtëpi në pjesë të motorit në mundësi të sjelljes së parave. Pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër, përveçse ato mos të jenë para të krimit. Një amnisti për ata emigrantë që duan të investojnë këtu. Kjo do të sjellë transformimi të madh ekonomik, siç ka sjell në zona të bekuara të Italisë. Agroturizmi në Shqipëri është akoma në embrion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *