Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjitha bizneset se do të monitorohen dhe ndëshkohen nëse nuk deklarojnë pagat e plota të punonjësve.
Gjatë prezantimit të skemës së pensioneve në Fier, Rama theksoi se një ndër motivet kryesore që rritja e pensioneve është mjaft e vështira janë shmangia e sigurimeve shoqërore.
Lexo edhe :
Related Posts
“Kjo është grabitje dhe do t’u qepemi mbrapa vjedhësve të pensionistëve siç iu qepëm atyre që vidhnin energjinë. Kjo nuk mund të funksionojë”, tha Rama.
Po ashtu, Rama theksoi se edhe vetë punëmarrësit nuk duhet ta lejojnë diçka të tillë, pasi vetë pensioni i tyre do të varet nga sigurimet shoqërore që paguajnë.
“Pse kjo është pjesa më e vështirë e çfarë e bën të ndryshëm nga pagat? Sepse ndryshëm nga pagat pensioni bazohet te sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat që financohen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, pensioni financohet nga sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat, fondi i pensioneve është i bazuar te kapaciteti i sigurimeve shoqërore për t’iu përgjigjur nevojës për të paguar pensionet. Për arsye të ndryshme historike ne kemi trashëguar një situatë jashtëzakonisht të vështirë kur vjen puna te pensionet se në radhë të parë ka pasur e ka akoma shmangje nga sigurimet shoqërore dhe në fillim të viteve ’90 kur u shkatërruar çdo gjë në aspektin e formacionit ekonomik e prodhues të vendit u bë dhe nxjerrja në pension të parakohshëm të shumë njerëzve që ishin punëtorë në ndërmarrje të ndryshme dhe u rrit në mënyrë artificiale numri i atyre që u futën në skemën e pensioneve dhe të cilët duhej të paguheshin nga fondi përkatës i sigurimeve shoqërore që asokohe ishte jashtëzakonisht i pafuqishëm.”, shtoi Rama./vizionplus.tv







